Kryetarët e katër komunave që udhëhiqen nga VV-ja, bëjnë thirrje për ndaljen e grevës dhe nisjen e procesit mësimor

Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të ndalojnë grevën dhe të fillojnë procesin mësimor

Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni, Qemajl Aliu, Kadri Rahimaj

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimës, Qemajl Aliu, kanë bërë thirrje për ndalimin e grevës dhe nisjen e vitit të ri shkollor, i cili ishte paraparë të fillojë më një shtator.

Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të ndalojnë grevën dhe të fillojnë procesin mësimor.

Ata, në një konferencë të përbashkët për media, kanë bërë apel te prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Shpejtim Bulliqi, Alban Hyseni, Qemajl Aliu, Kadri Rahimaj

“Nga kjo konferencë ne u bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam te mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, thuhet se Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, “ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karshi inflacionit”.

Hyseni: AKK takimet i mban në Whatsapp

Sa i përket ftesës nga ana e Asociacionit të komunave të Kosovës për një takim me kryetarët e këtyre komunave, i pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se AKK përtej politizimit, që, siç e quan ai, të skajshëm, takimet i mban në rrjetin social Whatsapp.

“Bordi i AKK-së, vendimet i merr në Whatsapp, meqë rast një mekanizëm i tillë që do të duhej t’i përfaqësonte komunat dhe interesat e tyre e tregon seriozitetin duke komunikuar bordin në Whatsapp. Besojmë dhe mendojmë që procesi mësimor do të duhej të fillonte. Kjo kërkesë është nevojë e nxënësve”, është shprehur Hyseni.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte deklaruar se të enjten e një shtatorit do të nisë viti i ri shkollor.

Ajo në një konferencë për media kishte thënë se janë kryer të gjitha përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nisë më një shtator.

“Nesër jemi më një shtator kur edhe zyrtarisht fillon viti i ri shkollor. Në lidhje me përgatitjen e fillimit të ri shkollor, tashmë është bërë shpërndarja e teksteve shkollore. Ato tashmë janë të ndara në të gjitha komunat. Kemi pasur takime të drejtpërdrejta me drejtoritë e arsimit, jemi informuar se të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor”, ishte shprehur ajo.

Në anën tjetër, Nagavci nuk la pa përmendur edhe grevën tashmë të shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ajo u ka kërkuar mësimdhënësve që të mos mbajnë grevë.

“E njëjta nuk është duke u mbajtur në shumicën e institucioneve, me aq sa kemi të dhëna janë diku mbi 90 për qind e institucioneve të nivelit qendror, agjencive në administratën publike, në shëndetësi e sektorë të tjerë ku po zhvillohet aktiviteti i punës njëjtë si në çdo ditë tjetër. Unë pres dhe kërkoj që të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit e sidomos në çerdhe e shkolla”, kishte thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika