Kryetarët e komunave kërkojnë takim me Kurtin

Kryetarët e komunave i kanë dërguar kërkesë për takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t'i trajtuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e komunave të Kosovës

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Kryetarët e komunave në Kosovë kanë kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin qeveritar.

Në kërkesën e tyre, të cilën e ka bërë publike Asociacioni i Komunave të Kosovës në rrjetin social Facebook, thuhet se ky takim është kërkuar për t’i trajtuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e komunave të Kosovës.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do të mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë, si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit; 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Granti i Katërt për Komunat, procedimin e Ligjit për financa lokale”, thuhet në kërkesën e tyre.

Këtë kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i AKK-së Agim Aliu, ia ka drejtuar kryeministrit Kurti, ku ka kërkuar takim të Qeverisë së Kosovës me kryetarët e komunave.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika