Kryetarët e komunave me shumicë serbe diskutojnë për sigurinë në veri

Tashmë ka filluar takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe, ku temë diksutimi do të jetë situata aktuale e sigurisë në komunat veriore të Kosovës

Foto nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Kryetarët e komunave me shumicë serbe kanë filluar takimin e tyre, ku si fillim kanë treguar pikat e rendit të ditës.

Ata do të diskutojnë kryesisht për sigurinë në veri të Kosovës, pra, pika e vetme e rendit te ditës është situata aktuale e sigurisë në komunat veriore të vendit.

Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe
Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Gjithashtu, në takim e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, të pranishëm janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, gjatë takimit nga ana e kryetarëve të komunave me shumicë serbe do të raportohet edhe për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentiti serb, Aleksandër Vuçiq në Burksel.

Po ashtu, gjatë ditës së mërkurë është mbajtur edhe mbledhja e Qeverisë së Kosovës me praninë e mediave. Ndërsa, tani është duke vazhduar pa praninë e tyre.

Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka treguar se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka pranuar të ketë normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë të marrëveshjeve.

 

Kurti tregon se çfarë u diskutua në Bruksel gjatë takimit me Vuçiq

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika