Kryetarët e komunave veriore do të takohen me Hovenier

Kryetarët e komunave të veriut pritet të takohen me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për të diskutuar situatën e krijuar në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier

Kryetarët e komunave të veriut do të takohen sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Këtë e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkojë për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendosë a të shkojë në komunë a po jo.

Në takim pritet të diskutohet për situatën e krijuar së fundmi në veri.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika