Kryetari i Ferizajt: Si shkak i reshjeve, doli nga shtrati lumi “Neredime”- u vërshuan disa zona

Kryetari Aliu ka publikuar disa foto të dëmeve nga vërshimet. Ai ka thënë se ndihma u është ofruar qytetarëve nga kapacitetet e komunës

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se lumi “Neredime” ka dalë nga shtrati, si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka publikuar disa foto të dëmeve nga vërshimet. Ai ka thënë se ndihma u është ofruar qytetarëve nga kapacitetet e komunës.

“Mbrëmë, reshjet aq të dendura të shiut, bënë që të dalë nga shtrati lumi “Neredime” e për pasojë të vërshohen disa zona të Ferizajt, disa nga fshatrat e Grykës së Neredimes dhe një pjesë e fshatrave Slivovë, Koshare e Dremjak, ku bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe ekipet emergjente dolëm në vizitë, për të ofruar gjithë kapacitetin tonë organizativ emergjent në mbrojtje të jetës e pasurisë së qytetarëve”, ka deklaruar ai.


Reshjet e shiut kanë qenë të shpeshta në Kosovë. Nga vërshimet, komuna më e prekur ka qenë ajo e Pejës.

Nga vërshimet e fundit, humbën jetën dy qytetarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika