Kryetari i Gjilanit: Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe. Sipas tij, Serbia duhet të ndalet tani, në të kundërt nuk do të ketë kuptim, sepse nuk do të ketë më Kosovë

Për kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Kosova nuk duhet ta lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se në rast se themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe.

“Fillimisht, ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion njëetnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, shkroi ai.

Sipas tij, për ta lexuar strategjinë e Serbisë, nuk duhet ndonjë profeci e madhe, mjafton rikthimi prapa.

“Sa herë kemi bërë lëshime ndaj Serbisë, ajo nuk është ndalur, por i ka shtuar apetitet. Kompromiset tona nuk i kuptuan si gjenerozitet, por vetëm si dobësi. Serbinë duhet ta ndalim sot, në të kundërt nuk do të ketë kuptim ta ndalim më vonë sepse nuk do të ketë më Kosovë”, shtoi ai.

Ndryshe, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

FES prezanton propozimin e draft-statutit të Asociacionit

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika