Arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi

Në Mali të Zi  është zhvilluar një aksion policor kundër krimit të organizuar, ku është arrestuar Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare

Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq

Kryeprokurori i Malit të Zi, Vladimir Novoviq, kishte urdhëruar që të arrestohet kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq.

Siç shkruan mediumi publik malazias RTCG, Jovaniq dyshohet se ka krijuar organizatë kriminale dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas raportimeve nga mediat malazeze, tashmë pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale kanë përfunduar kontrollin në Gjykatën Ekonomike në Podgoricë dhe Jovanoviq është në mbajtje.

Kryeprokurori i Malit të Zi, Vladimir Novovic

Përveç Jovaniqit, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze.

Ndryshe, kryeministri Dritan Abazoviq ka pohuar se prioritet i qeverisë të cilën e drejton është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika