Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë u bën thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, u ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i cili ishte pjesëmarrës në organizimin për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, përfshirë edhe Austrinë dhe Ukrainën.

Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës në zemër të Austrisë Neutrale, bëj thirrje për anëtarësim në NATO, Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën”, shkroi ai.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje Qipros dhe Greqisë, që ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin Kosovën dhe të jenë aleat më i mirë për NATO-n. Tashmë janë 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse të qëndrojmë në anën serbe dhe ruse në këtë çështje”, ka shkruar Fehlinger.

Po ashtu ka thënë se “Rumania ta njohë Kosovën dhe Austria do t’i japë fund Vetos kundër anëtarësimit në Shengen”.

Ndryshe, Austria konsiderohet ndër vendet aleate dhe kontribuese të madhe ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika