Kryetari i Këshillit Evropian: Marrëveshja e arritur mes dy vendeve është në interes të njerëzve

kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se e mirëpret ngrohtësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian sot. Sipas tij, kjo marrëveshje siguron një udhëtim të qetë midis Serbisë dhe Kosovës, në interes të njerëzve

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel

Marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës ka sjellur reagime nga liderët ndërkombëtarë, të rajonit dhe liderëve shtetërorë.

Pas arritjes së marrveshjes mes dy vendeve ka reaguar dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian sot, për të siguruar një udhëtim të qetë midis Serbisë dhe Kosovës, në interes të njerëzve”, shkruan Michel në Twitter.

Nga liderët ndërkombëtarë ka reaguar dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell duke thënë se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por sipas tij problemi tashmë është tek çështja e targave.

Borrell ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog.

Borrell reagon me video, thotë që Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut

Për arritjen e marrëveshjes ka reaguar dhe ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duke thënë se kryeministri Kurti është duke arritur dhe shpreson se kryeministri Kurti do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.

Grenell: Kurti ra dakord për çfarë Thaçi ka rënë dakord vite më parë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika