Kryetari i Kievit paralajmëron qytetarët për një dimër pa ngrohje, ujë ose energji elektrike

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar qytetarët për situata ende më të vështira, me të cilat, mund të përballen në këtë dimër, duke marrë parasysh sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase

Kryeqyteti ukrainas, Kievi. Foto: WION

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar banorët e kryeqytetit ukrainas se duhet të përgatiten për situatat më të vështira, të cilat mund të vijojnë gjatë këtij dimri nëse Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të vendit.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta shmangur këtë. Por le të jemi të sinqertë, armiqtë tanë po bëjnë gjithçka që qyteti të jetë pa ngrohje, pa energji elektrike, pa ujë, në përgjithësi, kështu që të gjithë vdesim. Dhe e ardhmja e vendit dhe e ardhmja e secilit prej nesh, varet nga sa të përgatitur jemi për situata të ndryshme”, ka thënë Klitschko për mediat shtetërore ukrainase.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të dielën e gjashtë nëntorit, ka thënë se rreth 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të durojnë vështirësitë, duke thënë se “ne duhet ta kalojmë këtë dimër dhe të jemi edhe më të fortë në pranverë se tani”, raporton euronews.

Gjatë muajit të fundit, shteti rus është fokusuar në goditjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Sulme të tilla kanë shkaktuar mungesa të energjisë dhe ndërprerje të qarkullimit në të gjithë vendin.

Operatori shtetëror i energjisë i Ukrainës, Ukrenergo, ka thënë se ndërprerje të vazhdueshme ishin planifikuar dhe në rajonet Chernihiv, Cherkasy, Zhytomyr, Sumy, Kharkiv dhe Poltava.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, planifikon të vendosë rreth një mijë pika ngrohjeje, por është e paqartë nëse kjo do të mjaftonte për një qytet me tre milionë banorë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika