Kryetari i Komunës së Haraçinës, “cak i sulmit të armatosur”

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar se ka pasur të shtëna ndaj veturës së kryetarit të Komunë së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Në një konfirmim për mediet atje, Pançe Toshovski, ministri i Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se shoferi i kryetarit ka mbetur i plagosur.

Policë të shumtë tashmë kanë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës, ndërsa përforcime kanë ardhur edhe nga ajri – helikopterët e policisë – teksa po kërkohen të dyshuarit që gjuajtën në drejtim të kryetarit të Haraçinës.

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika