Kryetari i KQZ-së: Nuk ka urdhër moslejimi për mediat, janë të lira të marrin filmime edhe nga kontejnerët

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor po shkon në rregull. Ndërsa, ai ka thënë se moslejimi i mediave në disa qendra të votimit ka qenë moskuptim dhe se kjo çështje është sqaruar dhe nuk ka pasur ndonjë urdhër ndalimi

Kryetari i komisionit Qendror(KQZ) të zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se nuk ka pasur urdhër për moslejimin e mediave nëpër qendrat e vendvotimeve, por sipas tij, ka qenë një keqkuptim për shkak të doracakut.

Ai ka thënë se mediat mund ta kryejnë punën e tyre, pasi KQZ-ja e ka zgjidhur këtë keqkuptim.

“Nuk ka urdhër moslejimi për mediat, janë të lira të marrin filmime edhe nga kontejnerët. Ka qenë një konfuzion mes doracakut, por është zgjidhur tash”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së.

“Ne si KQZ i kemi ndërmarrë të gjitha masat në bashkëpunim me Policinë, që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet, të cilat janë hapur në kohë, siç është paraparë. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe shpresoj që i gjithë procesi të shkojë i qetë. Dua t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë, t’i zgjedhin përfaqësuesit”, ka thënë ai.

“Qytetarët janë të lirë, kanë qasje në qendra të votimit dhe është një mundësi që KQZ-ja u ofron qytetarëve”, ka përfunduar Radoniqi.

Më tutje, ai ka përfunduar duke thënë se përdorimi i kontejnerëve nuk beson se mund të jetë pengesë në votim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika