Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut takohet me Stoltenberg-un

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përmes një postimi, Xhaferi ka thënë se aleatët qëndrojnë fort krah më krah bashkë.

“Në takimin me Jens Stoltenbergun, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, dërguam porosinë se aleatët qëndrojnë fortë krah më krahë bashkë në këtë botë të paparashikueshme, për tu mbrojtur dhe për të mbrojt nga atakët”, ka shkruar Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut ka thënë se anëtarësimi i këtij shteti në NATO ka mundësuar siguri për qytetarët e saj dhe stabilitet ekonomik.

“I dëgjova edhe urimet për vendin tonë për guximin dhe vizionin që solli deri në anëtarësimin e saj të plotfuqishëm në NATO, që mundësoi jo vetëm siguri për qytetarët e saj, por edhe stabilitet ekonomik dhe rritje të shtetit”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika