Kryetari i Lezhës për kritikuesit e Dajës: Janë xheloza

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përmes një postimi në Facebook ka ‘thumbuar’ kritikuesit e trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja

I pari i Bashkisë së Lezhës ka thënë se skuadra nga Suhareka e ka arritur kulmin e klubeve shqiptare në futboll.

Ai ka treguar bisedën që kishte pasur me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, pasi ky i fundit kishte vendosur që shef të shtabit teknikt të emëronte Ilir Dajën.

“Kur Presidenti Asrim Kabashi kishin vendosur te merrte trajner Ilir Dajen, une rastesiht qellova me te, Kryetarin e Komunes Bali Muharremaj, dhe te nderuarin Halil Kastrati tek Shtepia e te Moshiareve Suhareke.”

“I thashe ke marre me te mirin( nuk e njoh nga a afer Dajen). Por lere te punoje, mos i nderhy! Sot Ilir Daja nuk eshte nje rastesi, por nje realitet qe na ben krenar me nivelin profesional dhe rezultatet e larta!,” ka shkruar Ndreu.

Sipas tij, shqiptarët e kanë shumë problem suksesin e një shqiptari tjetër, duke iu referuar kritikuesve të Dajës.

Ai pretendoi se ata janë xheloz për arritjet e teknikut nga Shqipëria me Ballkanin.

“Disa shqiptare e kane shume problem suksesin e nje shqiptari tjeter! Le te jete kongolez, maroken a ca te doje, por shqiptare nuk ban! Xhelozet le te merren me dokrra hinit se ju shkon!,” përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika