Kryetari i Komunёs sё Lezhёs, Pjerin Ndreu, pёr emisionin Radar tё Radio Dukagjinit ka folur rreth gjendjes sё paraqitur si alarmante nё media nga situata me zjarret nё Shёngjin dhe evakuimin e banorёve si dhe tё turistёve.
“Gjendja e vёshtirё ka qenё gjatё gjithё natёs, tani ёshtё pothuajse nёn kontrollё gjithsesi nuk ёshtё mbyllё akoma, por nuk ka rrezik as pёr hotileritё as pёr banesat. Zjarri ёshtё izoluar nё mёnyrё tё shpejtё nё zonёn e Ranёs sё Hedhun. Turistёt kanё ikur nga paniku sepse zona nuk ka qenё e rrezikuar. Gjithsesi pёr efekte tё parandalimit tё gjёrave disa janё evakuuar. Por situata ka qenё nёn kontroll, nuk ka dёme, gjithё gjёja ka ndodhë nё pyll. E gjithё Shqipёria ka qenё aty pёr reagim, ministri i Brendshёm, zv.ministri i Mbrojtjes, si dhe gjithё personalitetet e emergjencave civile tё Shqipёrisё.”, ka thënë Ndreu.
Raportimet e mediave ai i quajti tё zmadhuara dhe ritheksoi se nuk ka vend pёr panikё, vetёm se erёrat e forta gjatё mbrёmjes e kanё vёshtirёsuar kohёn e reagimin nё parandalimin e pёrhapjes sё zjarreve. Ndёrkohё, puna nё shuarjen e vatrave tё zjarrit vazhdon edhe gjatё ditёs.