Kryetari i Malishevës kujton 15 maturantët që vdiqën derisa ishin duke u kthyer nga ekskursioni në Shqipëri

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka kujtuar 15 maturantët që para 19 vitesh kishin vdekur derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka kujtuar 15 maturantët që para 19 vitesh kishin vdekur derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.

Kastrati ka thënë se 14 tetori i vitit 2004 ishte datë e errët, “kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës”.

“Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur”, ka shkruar Kastrati.

Këtë të shtunë janë bërë 19 vjet që kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin në Shqipëri.

Lexo dhe: 19 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Autobusi, që po barte 15 maturantët që s’janë më dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, u rrokullis dhe ra në humnerë. Aksidenti u shënua rreth orës 14:00 të datës 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Pukës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika