Kryetari i Komunës së Obiliqit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbështetur marshin e së dielës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
“Të dielën 02 prill, të gjithë së bashku, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.
Është paralajmëruar tash e disa ditë që të dielën e dy prillit do të marshohet në nder të ish-krerëve të UÇK-së , një ditë para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.
I njëjti do të fillojë të dielën në orën 14;00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-krerët, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Për të gjitha akuzat, të njëjtit janë deklaruar të pafajshëm.
Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.