Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën e tetë majit pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së Kuvendit të Kosovës, ku thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Sipas njoftimit, pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.
Ky takim do të zhvillohet në orën 11:30, në kabinetin e kryetarit.