Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane takon Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re, theksoi se partia e tij nuk ka vija të kuqe me askënd.

Ai tregoi se gjatë takimit ka prezantuar programin e PLE-së dhe kërkesat e komunitetit egjiptian.

Berisha potencoi se Kurti ka filluar një angazhim për të takuar përfaqësues të komuniteteve dhe se PLE-ja, si një parti parlamentare tashmë rikthyer në Kuvend, ka pasur mundësinë të diskutojë mundësinë e një bashkëpunimi.

Ai shtoi se nuk ka asnjë kërkesë të pazgjidhur për të bashkëpunuar me Kurtin ose me ndonjë tjetër në Kosovë.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve… edhe ne kemi qenë të ftuar. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd. As me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare”, u shpreh Berisha.

Ai po ashtu tha se PLE-ja kërkon mundësinë që të ndikojë në politikat qeveritare, nëse do të bëhet pjesë e qeverisë.

Berisha tregoi se nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e qeverisë gjatë takimit, por që programi i partisë, i cili ka adresuar nevojat e komunitetit egjiptian, është dorëzuar dhe do të diskutohen detajet në takimet e ardhshme.

Ai konfirmoi gjithashtu se PLE-ja do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill, por se për pjesën tjetër të marrëveshjes do të presin një moment kur të jenë të gatshëm për ta finalizuar.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika