Kryetari i PDK-së kujton Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar heroin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët kanë rënë heroikisht 24 vjet më parë

Memli Krasniqi.





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij të cilët 24 vjet më parë kanë rënë heroikisht në brezin kufitar në Gorozhup të Pashtrikut.

“Sot kujtojmë Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarët të tij, të cilët si sot, 24 vite më parë ranë heroikisht në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në Gorozhup të Pashtrikut”, ka shkruas Krasniqi.

Ai ka theksuar se sakrifika e këtij komandanti do të mbetet përherë në mbamendjen e popullit të Kosovës.

“Sakrifica emblematike e Komandant Kapuçit, i cili përkundër plagëve të pashëruara në trup, bashkë me bashkëluftëtarë priu në frontin e luftës, do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, në luftën tonë shekullore për liri e pavarësi”, ka theksuar Krasniqi në postimin e tij.

Ndër të tjera, Krasniqi ka shtuar se do të nderohen përjetësisht të gjithë heronjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, 24 vjet më parë, mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e UÇK-së, derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut. Të mërkurën e 14 dhjetorit, bëhen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi.

Në luftimet e zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë.

24 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika