Kryetari i SBASHK-ut tani e sheh Kurtin si figurë e kolltukëve

Rrahmna Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, përmes një komunikate dërguar mediave është shprehur për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se, dikur i dukej si figurë emblemë, ndërsa tani si figurë e kolltukëve.

Jasharaj gjithashtu, i ka quajtur “tellallë” përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje që e kanë fyer pas protestës së 8 prillit.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Po ashtu ka thënë se pavarësisht që Qeveria Kurti nuk ka dashur t’i analizojë kërkesat e as që gjeti kohë të merrej me to ata nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e të drejtave të punëtorëve të arsimit.

“Në vend të kësaj tellallët e Kurtit me pafytyrësinë, e dëshmuar tani e sa muaj, hodhën fyerje e akuza ndaj protestuesëve, që ua lë në fytyrën e moralin e tyre, nëse e kanë”, është shprehur Jasharaj.

Jasharaj, gjithashtu komentoi edhe deklarimet e deputetëve për punëtoret e arsimit, duke thënë se deputetët Adnan Rrustemi e Mefail Bajçinovci kot shpifin e merren me ofshama e gënjeshtra sepse punëtorët e arsimit janë heronjë të kohës dhe atë e kanë dëshmuar nëpër vite e dekada.

“Vazhdoni me shpifje e rrena, por mos harroni se punëtorët e arsimit e kulturës do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me SBASHK-un dhe nuk do të jenë të pafytyrë, por mendimin e tyre do ta shprehnin lirshëm sa herë iu vjen koha përmes votës”, ka shkruar Jasharaj.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, për grevën e cila është paralajmëruar nga SBAShK-u, konsideron se nuk është koha për një gjë të tillë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, është duke kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esenciale, punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.

Arbërie Nagavci, Ministrja e Arsimit

Mos plotësimi i kësaj kërkese sipas Sindikatës në fjalë mund të shkaktojë edhe veprime sindikale, pa përjashtuar këtu edhe grevat.

“SBASHK i është drejtuar ministres Nagavci që ajo ta ngritë në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Tellallë ka qenë ai që ka lajmëruar me zë të lartë, në qendër apo në rrugët kryesore të qytetit për urdhrat dhe për vendimet e qeverisë, për lajmet dhe ngjarjet e rëndësishme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika