Kryetari i Skenderajt: Emri i dorasit nga vrasja në Baks është duke u raportuar gabim

Sipas kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura emri i dorasit nga vrasja në Baks të Skenderajt është duke u raportuar gabim

Fadil Nura, kryetari i Komunës së Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura ka deklaruar se është duke u raportuar gabim emri i personit, që konsiderohet se ka marrë pjesë në vrasjen e ndodhur në Baks të Skenderajt.

“Është bërë një gabim në emrin e dorasit, i cili ka marrë pjesë në vrasjen që ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, përmendet emri Xhevdet Rexhepi, por në fakt nuk është ai, pra nuk është i saktë, mediat e kanë dhënë gabim”, ka deklaruar Nura për Dukagjinin.

Po ashtu, Nura ka thënë se nuk ka informacione se kush ka qenë dorasi i cili shkaktoi vrasjen e personit.

Sipas tij, nga informatat preliminare, rasti ka ndodhur nga një zënkë e çastit, ndërsa ai ka deklaruar se nuk ka informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre.

“Nga vetura që ka qenë në rrugë, ka filluar zënka mes tyre, pra ka qenë e çastit, dhe nuk kam informacione se ka pasur zënka më herët mes tyre”, ka deklaruar Nura.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika