Kryetari i Suharekës, Muharremaj: Kurti më mirë të qëndronte në opozitë

Bali Muharremaj ka thënë se Albin Kurti më mirë do të ishte të qëndronte në opozitë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më mirë do të ishte të qëndronte në opozitë.

Pasi nuk i ka përmbush pritshmeritë e tij, dhe nuk e ka kryer punën si kryeministër, ka theksuar Muharremaj.

“Albin Kurti kishte me qenë çdo herë më qendru opozitë. Unë kam prit shumë ma shumë, edhe unë kamë qenë pjesë opozitës, kamë qen pjesë e problemeve si deputet. Unë deri tash jam i lindur që mos me fol për askënd veç se me fol per realitetin, por ska mund mem me bin. Problemet që i kemi ne Mitrovicë dhe shpresoj që nuk jemi kthyer mbrapa, por në qofte se janë kthyer mbrapa nuk kemi fituar asgjë”, ka thënë Muharremaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Muharremaj theksoi se buxheti duhet duhet të shpenzohet dhe jo të bllokohet.

“Nuk është mirë buxhetin me e blloku, buxheti duhet të shpenzohet asi kur paret shkojnë në terren ato prapë kthen në buxhetin e shtetit. Kjo çka apo flasë është së aspektin politik, jo dhe Kurti sikur person”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika