Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, pjesë e listës për deputetë nga LDK-ja

Sokol Haliti, kryetari i Vitisë, është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme më 9 shkurt. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi kandidaturën e tij gjatë "Turneut të Ndryshimit", ku u takua me qytetarë të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, do të jetë pjesë e listës për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e ardhshme të planifikuara më 9 shkurt.

Ky lajm u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ku ai vlerësoi kontributin e Halitit dhe përfshirjen e tij në platformën e partisë për ndryshim.

Gjatë Turneut të Ndryshimit që u mbajt mbrëmë në Viti, Abdixhiku dhe Haliti u takuan me shumë qytetarë të komunës, të cilët, sipas kryetarit të LDK-së, po bëhen “vetë ndryshimi” për një të ardhme më të mirë të Kosovës

“Me Turneun e Ndryshimit vazhduam sonte në Viti! Aty, me Kryetarin Sokol Haliti, takuam shumë qytetarë të Vitisë që po bëheshin vet ndryshimi! Po bëheshin vet shpresa e një shteti tek i cili besojmë fort! I lumtur dhe plot shpresë me entuziazmin e madh që nisi dje në Prishtinë e vazhdoj sot në Viti.

Sokol Haliti do të jetë pjesë e listës për deputet; sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK hyn me ekipin më të mirë të vet!

Unë besoj në shtetin e Kosovës dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ky vend i bekuar me njerëz të shkëlqyeshëm ka! Dhe vizioni im nuk ka të bëjë vetëm me një Kosovë të suksesshme, por me qytetarë të suksesshëm në një Kosovë që ecë mbare!

Njerëz që mund t’i ndjekin ëndrrat e tyre, të jetojnë me dinjitet, të jetojnë drejtë, të ndërtojnë të ardhmen e tyre mu këtu, në shtëpitë e tyre, tek familjet e tyre, në qytetet e fshatrat e tyre!

Dua ta shoh Kosovën jo si të fundit në rajon, por si një vend krenar prijetar mes të tjerëve përreth, si një shtet ku mirëqenia, mundësia e uniteti nacional janë pjesë e përditshmërisë sonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Pas ndalesave në Prishtinë dhe Viti, Turneu i Ndryshimit do të vazhdojë nesër në Pejë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Të fundit nga rubrika