Kryetari i Zubin Potokut: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit

Foto nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri.

Ndërsa, në rend dite ishte themelimi i Komisionit për pranimin e objektit.

Zeqiri ka deklaruar se ka ende punë përpara për funksionalizimin e objektit, duke theksuar se objekti ka probleme elementare me ujin dhe rrymën.

Por, që ka shtuar se në afatin më të shkurtër do të fillojë punën në zyrën e objektit komunal.

“Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit. Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirrë seancën me urgjencë. Kemi shumë punë, do të fillojmë punën për të funksionalizuar objektin. Ne kemi funksionuar prej disa aneks zyrave, do të funksionojmë ende. Objekti ka probleme elementare. Ka me rrymën, me ujin, problem me internetin. S’do të thotë që nuk funksionojmë edhe prej aneks zyrës, por në afatin sa ma të shkurt do të jem këtu”, ka thënë kryetari Zeqiri pas seancës në Kuvendin Komunal, raporton RTK.

Pas ardhjes së kryetarit Zeqiri, serbët lokalë po në këtë ditë kanë organizuar koncert para objektit komunal.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Vedat Mehmeti, ka thënë se prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës.

Foto nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

“Është thirrur seancë urgjente. Për shkak të lajmërimit të shkurtë kohor nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Prej 19 asamblistëve kanë qenë 11, por kemi pasur kuorum për mbajtjen e seancës”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, Vedat Mehmeti.

Pas dështimit të “referendumit”, mbahet seanca e parë në objektin komunal të Zubin Potokut

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, patën hyrë në objektet e komunave që udhëheqin më 26 maj të vitit të kaluar, nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

Por, më 29 maj 2023 iu pamundësua hyrja nga protestuesit serbë.

Para Komunës së Zveçanit, protesta kishte eskaluar në dhunë, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Nga atëherë, kryetarët e këtyre dy komunave kishin ushtruar detyrën nga zyrat alternative në fshatra.

Shkuarjen e tyre në zyrat e komunës e ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti, pas bojkotit të votimit të së dielës nga serbët, për shkarkim të kryetarëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika