Kryetari i Zubin Potokut vijon punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Çabër

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është duke zhvilluar punën në Zyrën Lokale për Komunitete dhe Kthim në fshatin Çabër

Zyra Lokale për Komunitete dhe Kthim në fshatin Çabër.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka filluar orarin e punës të martën në Zyrën Lokale për Komunitete dhe Kthim në fshatin Çabër, i cili është i banuar me shqiptarë, kështu ka mësuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjini.

Po ashtu, edhe kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, është detyruar të kryejë detyrën e tij në një objekt tjetër, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ai ka treguar se është vendosur në Zyrën për Komunitete në fshatin Kelmend.

Përderisa detyra e tyre zakonisht kryhet nga zyra qendrore e bashkisë, ata janë detyruar të ndryshojnë vendndodhjen e punës për të garantuar qëllimin e tij për t’i shërbyer komunës në kushtet e tensioneve të ndodhura.

Kryetari Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, gjenden në objektet e komunave përkatëse.

Ndërkohë, kryetari i Leposaviqit, siç raportohet, ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar edhe këtë të martë.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika