Kryetari i Zveçanit: S’do të votoj, sepse Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk do të dalë sot për të votuar, pasi, sipas tij, Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se nuk do të dalë sot për të votuar, pasi, sipas tij, Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë, andaj nuk e sheh të arsyeshme ta bëjë një gjë të tillë.

Në lidhje me procesin e sotëm, ai ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Zveçanit janë hapur me kohë dhe deri tani gjithçka është duke u zhvilluar normalisht.

Peci nuk ka dashur të komentojë mospjesëmarrjen e qytetarëve serbë në këto votime, ndërsa u shpreh i bindur se nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhme, sërish do të fitojë.

“Në orën 7:00 të mëngjesit të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Zveçanit janë hapur. Deri tani, gjithçka është duke shkuar në rregull. Jo nuk kam votuar dhe nuk do të votoj për arsye se Lista Serbe e ka nisur këtë procedurë dhe nuk po e shoh të arsyeshme me dalë kundër vetes. Sigurisht që ata i kanë arsyet e veta dhe nuk kanë dalë. Çdoherë kur kam kandiduar, kam fituar. Shpresoj se nëse kandidoj prapë do të fitoj”, ka thënë kryetari i Komunës së Zveçanit. /KP

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika