Kryetari i Zveçanit vendoset në zyrën e objektit të komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka hyrë në zyrën e tij në objektin e komunës. Ai ka konfirmuar këtë dhe ka thënë se gjendja është në rregull. Ai gjithashtu ka pohuar se është nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Zvecanit, Ilir Peci, tashmë ka hyrë në objektin e komunës.

Këtë e konfirmoi ai për Kallxo.com, duke bërë të ditur se është brenda në zyre dhe se është gjithçka në rregull.

Po ashtu, ai tha se është në përcjellje të Policisë së Kosovës.

“Po, tash për momentin jam në zyrën e kryetarit. Më në fund mirë jemi, jam në zyre të kryetarit tash për procedura të tjera, shohim. Po jam në përcjellje të policisë, më shumë informacione nuk kam” – tha shkurt ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika