Si zgjedhje “demokratike” dhe “të rregullta” janë cilësuar zgjedhjet e fundit në komunat në veri të vendit nga ana e kryetarit të Zveqanit, Ilir Pecit.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka shënuar ditën e parë të punës, por në Kelmend e jo në Zvecan.
“Me vetë faktin që zgjedhjet ishin shumë demokratike dhe të rregulta, kishin të drejtë të merrnin pjesë të gjithë…unë jam fitues i këtyre zgjedhjeve dhe do të jem kryetar për të gjithë”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se “Unë e kam filluar ditën e parë punën aty, por si shkak i situatës, një herë jemi këtu, ndërkohë të shohim stabilizimin e gjendjes…”, ka thënë Peci, teksa ka theksuar se “siguria nga policia ka qenë në nivel”.
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, kryetari Peci ka thënë se siguria e ofruar nga Policia e Kosovës ishte në nivel.
Kryetari Peci ka thënë se kabineti dhe emërimi i drejtorëve është një proces jo i finalizuar nga ana e tij, por në përfundim e sipër.
Ai e përshkruajti si “të mirë” ndjenjën e vendosjes së flamurit të Kosovës në komunë.