Kryetarja e Bordit të OSHP-së, Vjosa Gradinaj-Mexhuani jep dorëheqje për të ushtruar detyrën e noteres

Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetarja e Bordit të OSHP-së, ka dhënë dorëheqje për të vazhduar detyrën e noteres në Ferizaj

Kryetarja e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), Vjosa Gradinaj-Mexhuani, siç ka mësuar Dukagjini, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të vazhduar detyrën e noteres në territorin e Ferizajt.

Gradinaj-Mexhuani u emërua notere më 15 korrik të këtij viti dhe, sipas Ligjit për Noterinë, ajo ishte e obliguar të japë dorëheqje nga pozita e saj zyrtare brenda 30 ditëve nga emërimi.

“Në pajtim me nenin 20 të Ligjit nr 06/l-100 për Noterinë, obligohet e emëruara që brenda periudhës prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dëshminë përkatëse me të cilën vërteton dorëheqjen e saj nga funksioni aktual zyrtar”, thuhet në vendim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika