Kryetarja e Kushtetueses u përgjigjet reagimeve të pushtetit: Pala humbëse gjithmonë ka kritika

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, për reagimet se Gjykata Kushtetuese është dorë e zgjatur e opozitës së tanishme, ka thënë se pala humbëse gjithmonë ka kritika

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani

Reagimeve se Gjykata Kushtetuese është dorë e zgjatur e opozitës së tanishme, u është përgjigjur kryetarja e Gjykatës, Gresa Caka-Nimani.

Ajo ka thënë se të gjitha partitë opozitare ndër vite e kanë përdorur të drejtën kushtetuese për t’iu drejtuar në Gjykatën Kushtetuese, duke kontestuar aktet e autoriteteve publike dhe jo vetëm aktet apo ligjet e dërguara në Kuvend, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Të gjitha partitë politike, kanë humbur apo fituar raste të rëndësishme në Gjykatë. Sigurisht, pala humbëse gjithmonë ka kritikuar gjykatën. Është në natyrën vendimmarrëse të Gjykatës Kushtetuese dhe jo vetëm edhe në gjykatat e rregullta që gjithmonë ka një palë humbëse, prandaj në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese asnjëherë nuk është me rëndësi pritja e palëve para gjykatës apo perceptimi publik që mund të pasojë pas një vendimmarrje të Gjykatës”, ka thënë ajo në emisionin “Tempus” në KTV.

Po të ndodhte kjo, sipas kryetares, do të ishte në kundërshtim të plotë me konceptin e pavarësisë dhe paanshmërisë se Gjykatës Kushtetuese, roli i të cilës është mbrojta dhe interpretimi.

“Udhërrëfyesi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese është testi i kohës. Është vetëm koha, ajo që tregon nëse një vendim ka qenë i drejtë apo jo. Dhe është vetëm koha, ajo që e balancon perceptimin e mundshëm që Gjykata Kushtetuese mund t’i shërbejë një partie apo një partie tjetër politike”, tha Caka-Nimani. /Koha

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika