Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Ajo dje është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë ecur bashkë shesheve të Prishtinës, dhe siç tha Rama, kanë biseduar për kulturën, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të kryeqytetit tonë.
“Asaj i bëri përshtypje gjallëria dhe mikpritja e veçantë e jona. Na ftoi për një vizitë zyrtare në Sarajevë për të shtrirë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve në fusha të ndryshme”, ka thënë Rama.
“Qëllimi ynë është të lidhim qytetet tona dhe të hapim mundësi të shumta bashkëpunimi në interes të përbashkët”, ka shkruar Kariq në platformën X.
Po prvi put i zvanično uspostavljene veze između Sarajeva i Prištine!
Na moje veliko zadovoljstvo, razgovarala sam sa @perparim_rama, gradonačelnikom najmlađeg glavnog grada u Evropi.
Cilj nam je povezati naše gradove i otvoriti brojne mogućnosti za saradnju u obostranom… pic.twitter.com/UOrADuWBxG
— Benjamina Karić (@BenjaminaKaric) April 15, 2024