Kryetarja e Themelores: Gjyqtari Kuçi e la të mbrohet në liri Sekiraqën pa u konsultuar me anëtarët e Trupit Gjykues

Enver Sekiraqa

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka thënë se gjyqtari kishe vendosur vetë për ta lënë të lirë, Enver Sekiraqën, të mbrohet në liri.

Ajo thekson se Kuçi e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar edhe me dy anëtarët e tjerë të Trupit Gjykues, Medie Bytyqin dhe Ngadhnjim Arrnin.

“Në bazë të aktvendimit të datës PKR.nr.170/2020 te dt. 03.05.2024, evidentohet që gjyqtari Kuqi e ka marrë vetë si kryetar i trupit gjykues këtë aktvendim, ku edhe e ka cek në hyrje të aktvendimit ‘duke vendosur sipas detyrës zyrtare jashtë seancës; e nuk është nxjerrë aktvendimi në emër të trupit gjykues e jo siç e kërkon dispozita ligjore e nenit 366 të KPP-së. Ndërsa që aktgjykim burimor nuk ka pas në shkresa të lëndës që të vërtetohet se ka vepruar ndryshe”, thuhet në konfirmimin e kryetares së Themelores për “Betimin për Drejtësi”.

Më 3 maj, Sekiraqa u dënua me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit, Triumf Riza dhe u mor aktvendim që t’i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

Kurse, më 17 maj, Gjykata e Apelit vendosi ta kthejë në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Por, për rreth 10 ditë sa ishte i lirë që nga vendimi i 3 majit, Enver Sekiraqa duket se u largua nga Kosova.

Kështu ka bërë të ditur në “FIVE” të Dukagjinin avokati i tij, Besnik Berisha, duke shtuar se ai ka shkuar jashtë vendit për t’u trajtuar në një spital.

Kurse, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjatë së martës, ka marrë vendim që ta suspendojnë gjyqtarin Kuçi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika