Kryeziu: 40 milionë eurot për rrymën në veri ishin edhe detyrime të së kaluarës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për paralajmërimet e fundit për reduktime të rrymës ka thënë se kur ka ndonjë krizë të tillë, impulsi i parë i institucioneve është zbutja e barrës. Ndërsa për ndarjen e 40 milionë eurove për veri, ka thënë se moskompensimi i tyre mund të rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në ENTSO

Foto nga arkivi/ Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në emisionin "Five"

“Do të kujdesemi të punojmë me kapacitete të plota, që importi të jetë sa më i vogël dhe të kemi prodhim të brendshëm, në mënyrë që të shmangen faturat e larta dhe reduktimet”.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për situatën e fundit me energji elektrike pasi ishte paralajmëruar se do të ketë reduktime dhe se dimri do të jetë i vështirë.

Kryeziu në emisionin “Five“, ka thënë se për aq kohë sa ka energji elektrike brenda sistemit të Kosovës, do të jetë gjithmonë e mundshme gjetja e zgjidhjeve brenda institucioneve.

Ndërsa për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, ai ka thënë “Para dy javëve kemi marrë nga ZRrE konfirmimin për kalkulimin e faturave, prej atij momenti kemi punuar që të gjejmë një zgjidhje për shpërndarjen e subvencioneve”.

Shmangia e reduktimeve erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes KEK-ut dhe KESH-it të Shqipërisë.

Kur ka kriza të tilla, impulsi i parë i institucioneve është zbutja e barrës

“Kur ka ndonjë krizë të tillë, përgjegjësia e institucioneve është në ndikimin e zbutjes së saj në maksimum, impulsi i parë i institucioneve është zbutja e barrës”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket dimrit të vështirë që është paralajmëruar të jetë në Kosovë, ai ka thënë se do të thellohet bashkëpunimi me kompanitë vendore dhe do të rritet prodhimi.

Ai ka thënë se nëse rritet çmimi i peletit, çmimi i tij do të përfshihet në produktet bazë, që të përcaktohet margjina e fitimit ose çmimi tavan.

Gjithashtu, ai ka thënë se ekonomia e Kosovës është e varur nga importi i energjisë elektrike.

Kështu që në raport me inflacionin, Kryeziu ka thënë se Qeveria ka marrë masa duke pasur në prioritet kategoritë që kanë qenë më të cenueshme.

“Kriza na prek, por jo të gjithëve njësoj”, ka deklaruar Kryeziu, duke shtuar se janë ndihmuar më shumë kategoritë që kanë pasur nevojë.

40 milionë eurot në veri, moskompensimi i tyre mund të rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në ENTSO

Ndërsa për ndarjen e 40 milionë eurove për pagimin e rrymës në komunat veriore, ai ka thënë se me vetanëtarësimin e Kosovës në ENTSO dhe me shkëputjen nga blloku me Serbinë dhe bashkëpunimi me Shqipërinë, kjo Qeveri bart përgjegjësi për t’i paguar shpenzimet, “sepse moskompensimi i këtyre shpenzimeve mund të rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në ENTSO”

Ai ka thënë se vendimi i marrë në Qeverinë e Kosovës për ndarjen e 40 milionë eurove përfshin detyrime nga qeverisjet e kaluara dhe ka një kornizë të gjatë kohore.

Ai ka përfunduar duke thënë se marrëveshja dhe udhërrëfyesi për energji elektrike në mes të të dyja vendeve duhet të zbatohet sa më shumë që është e mundur.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika