Kryeziu: Drafti i Asociacionit është më shumë politik sesa juridik

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka thënë se çështja e Asociacionit është e ndërlikuar dhe se draft-statuti i Asociacionit është më shumë politik sesa juridik

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e Asociacionit është e ndërlikuar.

“Gjithmonë janë përmendur disa kompromise të dhimbshme, ndoshta një e keqe e domosdoshme në të cilën ne si Kosovë, si shtet, e kemi për obligim integrimin e minoritetit serb në Kosovë, përmes këtij entiteti, i cili është ekskluziv, i veçantë, specifik”, ka thënë Kryeziu.

“Detyra kryesore është e jona, e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka për detyrë të implementojë ligjin që ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, dhe Qeveria e Kosovës ka për detyrë implementimin e draft-statutit, të cilin nuk e ka bërë vetë, por superfuqitë, shtetet”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë tutje se draft-statuti i Asociacionit është më shumë politik sesa juridik.

“Në bazë të preambulës ose hyrjes, e ka krejt në rregull, sepse bazohet në ligjet pozitive të Kosovës, në Kushtetutën e Kosovës dhe në konventa ndërkombëtare për minoritete. Pushteti është ekzekutiv, por është lokal, nuk është qendror, ashtu është mendimi im”, ka shtuar ish-gjyqtari i Kushtetueses.

Ai ka shtuar se ky draft duhet të kontrollohet. “Kontrolli ka me qenë politik, administrativ, i sigurisë dhe ndërkombëtar. Me sa e vërejta unë ka me qenë një pilot-projekt, dy plus tri”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika