Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëresha Kryeziu Hyseni, i është kundërpërgjigjur videos së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumiri Abdixhiku, ku ka thënë sikur LDK-ja t’i zbatonin premtimet që ka dhënë nëpër fushata zgjedhore sipas Kryeziut situata në Kosovë do të ishte krejt ndryshe.
“Sikur LDK-ja të kish qenë duke analizuar sesa i kanë realizuar premtimet e veta përgjatë gjithë fushatave për vite të tera besoj që sot do të kishin qenë në një pozicion më të mirë sesa që janë, edhe me një përbërje me të madhe sesa janë tani në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Më tej, Kryeziu ka thënë se qytetarët janë duke i përkrahur se ata sipas saj janë duke parë punë e qeverisë Kurti 2.
“Sa po i qëndrojmë pas premtimeve tonë elektorale e tregon mbështetja qytetarëve edhe puna që po realizohet si brenda Kuvendin të Kosovës po ashtu edhe nga ana e qeverisë ”, ka përfunduar ajo.