Kryeziu i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së Listës Serbe se kamerat e sigurisë në veri përbëjnë rrezik për minoritetin serb. Ai ka thënë se ka "përfunduar" koha e banditëve të kthyer në terroristë të 'Brigadës së Veriut' dhe 'Mbrojtjes Civile' të cilët kishin kontrolluar përmes kamerave lëvizjet e qytetarëve në mënyrë ilegale

Foto nga arkivi/ Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në emisionin "Five"

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Listës Serbe(LS) për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri të vendit.

Ai ka thënë se ato[kamerat] janë në çdo qytet të Kosovës dhe si të tilla janë në shërbim të sigurisë publike.

Kryeziu ka vënë theksin se kamerat nëpër qytete përfshi edhe ato në veri menaxhohen nga policia.

“Në komuna të ndryshme me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe ato në veri të vendit, strukturat ilegale serbe dhe organizatat terroriste ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ vazhdimisht kanë përdorur kamerat e vëzhgimit, të cilat kanë qenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë së Serbisë”.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë “Një numër i konsiderueshëm i tyre janë sekuestruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përdorur për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Tutje Kryeziu deklaratën e Listës Serbe e ka quajtur si reagim ndaj humbjes së mjeteve për presion e frikësim të qytetarëve.

“Në të kaluarën, bashkëpunëtorë të Listës Serbe i kontrollonin këto kamera. E kur kishin një kontroll të tillë, asnjëra prej tyre nuk kishte punuar më 16 janar 2018, kur u vra politikani serb Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës”, ka shkruar Kryeziu.

“Koha e banditëve të kthyer në terroristë të ‘Brigadës së Veriut’ dhe ‘Mbrojtjes Civile’ ka marrë fund. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike”, ka shkruar mes tjerash Kryeziu.

Nga ana tjetër Lista Serbe nëpërmjet një reagimi ka pretenduar se kamerat e sigurisë në hapësira publike shkelin të drejtat e privatësisë së qytetarëve serb.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika