Kryeziu i kundërpërgjigjet Stanos: Kosovës iu vendosën masa padrejtësisht, ato duhet të hiqen

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perpaim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk hiqen kur duan politikanët e Kosovës.

Kryeziu tha se Kosova është ndëshkuar padrejtësisht për veprimet në veri. Ai i ka publikuar dy foto ilustruese, një të vitit 2023 dhe një të prillit 2024.

Foto 1, e publikuar nga Kryeziu

“Rasti është shumë i thjeshtë. Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës, sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023). Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)”, tha ai.

Kryeziu ka theksuar se deeskalimi ka ndodhur dhe se “Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”.

Foto 2 e publikuar nga kryeziu

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika