Kryeziu: KFOR-i mund ta “arrestojë” edhe kryeministrin, nëse e destabilizon situatën

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, pasi siguria e saj është nën mbikëqyrjen e KFOR-it, i cili ka autoritet të “arrestojë”/”ndalojë” kryeministrin nëse është shkaktar i destabilizimit

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka folur mbi çështjen e hapjes së urës së Ibrit dhe qëndrimet kundër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, dhe Bashkimit Evropian lidhur me këtë hapje.

Kryeziu ka theksuar se pavarësisht bazës juridike për hapjen e urës, vendimi për hapjen e saj varet nga KFOR-i, i cili e vlerëson nëse është koha e duhur për një hap të tillë.

“Këtu ka pasur indice për disa pasoja të paparashikueshme. Edhe e kanë këtë detyrë, planin që e kanë nuk dëshirojnë me e humbë. Ata janë këtu për paqe. Në raport me qytetarët serbë ne e kemi detyrë demokratike integrimin e tyre. E kam cekur disa herë jo integrimin policor dhe ushtarak, në mënyrë demokratike përmes demokracisë, respektivisht përmes zgjedhjeve. Këto situata që kanë ndodhur në aspektin ligjore janë në rregull. Për hapjen e urës ka edhe bazë juridike, sepse është marrëveshja e 2015 po ashtu është vendimi që kanë arë dy asamble…  Ata konstatojnë, ata dinë më mirë, edhe e kanë obligim. Dhe duhet t’iu besojmë. Ata janë të interesuar Kosovën me ndërtu, serbët me i integru”, ka thënë Kryeziu në “FIVE” të Dukagjinit.

Kryeziu gjithashtu theksoi se Kosova ende nuk ka sovranitet të plotë, duke shpjeguar se siguria e vendit është në dorën e KFOR-it. Sipas tij, kjo do të thotë që në rrethana të caktuara, edhe kryeministri i Kosovës mund të “arrestohet”/”ndalohet” nga KFOR-i nëse është i përfshirë në destabilizimin e vendit.

“Sovranitetin nuk e kemi të plotë. Arsyeja është se segmentin më të rëndësishme të një shteti e ka në mbikëqyre forcat ushtarake të huaja, respektivisht KFOR-i. Kështu që ne duhet ta kemi parasysh këtë, nuk kemi sovranitet të plotë.

Sovranitetin dhe integritetin territorial e kemi të bartur të KFOR-i. Këta në moment të caktuar urdhërojnë, bëjnë biseda dhe të urdhërojnë, ta urdhërojnë edhe kryeministri, edhe ta arrestojnë kryeministrin. Ka të drejtë. Detyrë e ka (ta arrestojë). Nëse vjen deri te destabilizimi total i situatës që ata kanë investuar edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin financiar… e ndalon ta quajë, jo ta burgosë, e ndalon në veprim”, ka shtuar Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n nuk është “servilizëm, por detyrë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika