Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

"Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i gjithë qytetarëve", ka deklaruar ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në trajtimin e kërkesave nga ndërkombëtarët.

Në emisionin “FIVE”, Kryeziu ka thënë se Kurti duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë dhe obligimet, pasi nëse nuk kryhen do të ketë pasoja gjithëpërfshirëse, duke iu referuar kështu kërkesës së ndërkombëtarëve për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE.

Kërkesat nga ShBA-ja, sipas tij, duhet të përmbushen dhe të mos merren vetëm në këndvështrimin politik, duke thënë se Kurti nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i të gjithë qytetarëve.

“Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk duhet të bëjë hajgare me shtetin, nuk janë duke u bërë serioze nga shteti, nuk është vetëm kryeministër i VV-së, por i gjithë qytetarëve. Kjo duhet të shihet nga këndi i shtetit e jo nga ana politike”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta dërgojë draftstatutin për Asociacionin në Kushtetuese dhe ta largojë nga vetja si barrë.

“Ta dërgojë në Kushtetuese dhe e largon nga vetja si barrë”, ka vijuar Kryeziu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika