Kryeziu: Në burgun e Leskovcit rrahjen e kemi pas meny ditore

Kadri Kryeziu, ish-i burgosur politik, i arrestuar nën dyshimin për organizim të demonstratave të studentëve të vitit 1981, ka rrëfyer për momentet më të vështira të torturave nga UDB-ashët shqiptarë.

Teksa i ka quajtur këto tortura jonjerëzore, Kadriu në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer se si metodë e tyre ka qenë edhe poshtërimi përmes torturës.

“Poshtërim ka qenë kur të ka deshë vec në brekë e të ka rrahë, dhimbjet janë më të mëdha kur të zhveshin, metoda e tyre ishte rrahja në gishta të këmbës, metodat i kishin të sostifikuara”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai tregon se në burgun e Prishtinës sa ka qenë, ishte në një dhomë 2 me 2 së bashku me 7 persona tjerë ku detyroheshin t’i kryenin nevojat fiziologjike brenda.

“Na kemi qenë në burgun e Prishtinës, kemi qenë 8 vetë në një dhomë 2 me 2, ka pasë edhe të burgosur ordinerë. U mërzitshim, këndojshim ndonjëherë, skemi pasë as wc brenda, i kryejshim nevojat fiziologjike aty. Ndonjëherë këndojshim këngë patriotike”, ka vijuar Kryeziu.

Sipas Kryeziut, burgjet më mizore në Serbi janë Leskovci, Gradishta dhe Guletoku.

Ai ka rrëfyer se si në burgun e Leskovcit nuk ka shpëtuar ditë pa u rrahur dhe se sa herë kanë tentuar së bashku me shokët e dhomës të marrin ndonjë libër e të lexojnë janë torturuar e malltretuar.

“Fatkeqësisht nja dy burgje në Serbi, Leskovci dhe Gradishta edhe Guletoku, janë burgjet më mizore… Ata s’kanë lanë ditë pa na rrehë në Leskoc, në nëntor na patën dërguar, vec një gardian ka qenë me origjinë shqiptare, gjithë kanë qenë serbë. Në koridor deri sa kemi hy nëpër dhoma na kanë rrahë sa kanë mujt. Leskoc ka qenë tmerr, atje nuk kemi shpëtuar ditë pa u rrahë, tri vjet kemi qenë në vetmi, saherë kemi dashur të lexojmë dicka, saherë kemi shku me marrë ndonjë libër me lexu, jemi rrahë, rrahjen e kemi pasë meny”, ka theksuar ai.

Ai thotë se sa herë janë thirrur nga dhoma që t’i rrahin, gjithmonë Kryeziu printe i pari pasi shokët e tij, siç thotë ai, ishin më të dobët në peshë.

“Unë i kam pasë dy shokë në dhomë, ata kanë qenë më të ri se unë, nuk kanë qenë të plotë. Kur vike gardiani thojke dilni njoni, unë kam dalë gjithmonë i pari, se ata kanë qenë më të dobët, më jo të shëndoshë se unë. Gjithmonë kam dalë i pari, se thojsha lodhen këta, e tjerët i rrahë më pak, aty pasqyre s’kemi pasë, kur u kryjke rrahja, i shihshim mavijosjet e gjakosjet, ia fillojshim me keshë, tu e pa njoni tjetrin”, ka thënë mes tjerash Kryeziu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika