Kryeziu: Paralajmërimet e Serbisë për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve në veri janë vetëm propagandë e tyre

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se paralajmërimet e Serbisë që do ta pengojnë dhe pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se paralajmërimet e Serbisë që do ta pengojnë dhe pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit më 23 prill, është vetëm një propagandë e tyre, teksa shton se nuk beson që do ta bëjnë një veprim të tillë.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, deputetja Kryeziu ka thënë se vullneti politik duket se ka munguar te Lista Serbe për t’iu bashkuar këtij procesi zgjedhor pikërisht për faktin se kështu kanë qenë të urdhëruar të veprojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Është mirë që nuk është marrë vendimi për t’u shqyrtuar mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve sepse tashmë e kemi shtyrë njëherë dhe tashmë pritet të mbahen, mendoj se është vendim i duhur dhe besoj që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Krejt këto paralajmërimet e Serbisë që do ta  pengojmë dhe do ta pamundësojmë mbajtjen e zgjedhjeve janë vetëm propagandë e tyre gjatë këtyre ditëve por nuk besoj që do të guxojnë ta bëjnë këtë veprim më 23 prill”, tha ajo.

Ajo potencoi faktin e mundësisë së dhënë edhe partive të tjera  për të garuar në këtë proces.

“Megjithatë vullneti politik duket se ka munguar te Lista Serbe për t’iu bashkuar këtij procesi zgjedhor pikërisht për faktin se kështu kanë qenë të urdhëruar të veprojnë prej Vuçiqit dhe meqenëse ata nuk i janë bashkuar këtij procesi sigurisht që janë hapur mundësitë për partitë e tjera politike që tashmë kanë garuar dhe marrin pjesë në këtë proces, mundësitë kanë qenë të barabarta”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika