Kryeziu për reciprocitetin: Për vendimin tonë kanë qenë të njoftuara edhe shtetet e QUINT-it

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se vendimin për targat që ka marrë Qeveria e Kosovës, kanë qenë të njoftuar edhe shtetet e QUINT-it dhe Lajçak

Perparim Kryeziu

Qeveria Kosovës, në mbledhjen e 85-të ka marrë vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS, për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Për këtë ka deklaruar edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, për RTV Dukagjinin.

Ai është shprehur se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për një dialog parimor, dhe që ky dialog ka në qendër njohjen reciproke.

Ndërsa, për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për tragat, ka thënë se është vendim proporcional për të vendosur rend dhe ligj.

“Ne mbetemi të përkushtuar për një dialog parimor dhe angazhohemi për arritjen një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke. Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje tabelat e veturave dhe letërnjoftimet është një vendim proporcional për të vendosur rend dhe ligj”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Ai ka thënë se arritja e një marrveshje për çështjen e targave është pamundësuar nga pala serbe.

“Ne kemi dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e duhur për arritjen e një marrëveshje të përhershme për çështjen e targave, dhe tashmë ka dëshmi të fortë që një gjë është pamundësuar nga pala e serbe. Brukseli ka plane për takime në muajin korrik, por sipas konferencës së mbrëmshme duket që Vuçiq po e braktis dialogun”, ka shtuar zëdhënsi i qeverisë.

Ndërsa, për këtë vendim ai ka thënë se kanë qenë në dijeni, Lajçak, dhe shtetet e QUINT-it.

“Përveç z. Lajçak, për propozimin dhe vendimin tonë kanë qenë të njoftuar edhe shtetet e QUINT-it me të cilët, sikurse edhe kemi njoftuar nëpërmjet një komunikate për medie, kemi mbajtur një takim në fillim të kësaj jave”, ka thënë ai.

Qeveria merr vendim për reciprocitet të targave me Serbinë

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika