Kryeziu rrëfen për malltretimin nga UDB-ashët: Metodat i kishin mizore, mezi kemi pritë të dalim në gjykatë e të ndalet tortura

Kadri Kryeziu, ish i burgosuri politik, ka rrëfyer momentet e keqtrajtimit e malltretimit nga UDB-ashët gjatë kohës sa ka qenë në burg së bashku me 20 studentë tjerë të arrestuar nën dyshimin si organizatorë të demonstratave të vitit 1981.

Në emisionin “Debat Plus”, ai thotë se 21 studentë, të cilët ishin në përgjithësi në prag të diplomimit, rrahje kanë pasur përditë nga udbashët.

Kryeziu rrëfen se si rrahja më e rëndë ka qenë kur ishin në gjumë, në orën 1-2 të natës dhe se si “bojke dera, u thërritke emri, u ndijshe ma mirë me të mytë se me shku”.

Sipas Kryeziut, këto kanë qenë metodat mesjetare e mizore të UDB-ashëve, të cilët, siç thotë ai, i rrahnin atë së bashku me të burgosurit e tjerë “të zhveshur”.

“Rrahje ka pasur përditë. Rrahja më e rëndë ka qenë kur në ora 1-2 të natës të kanë thirrë, kur sa ke fillu me flejtë. Kjo ka qenë taktikë metodike e tyre, kur bojke dera, p.sh. Kadri Kryeziu, ma mirë me të mytë se me shku. Metodat kanë qenë mesjetare, mizore. Asnjëherë nuk jam rrahë pa më desh vec në brekë, dhimbët më të mëdhaja kanë qenë në gjunjë dhe në këmbë, na rrehshin në shputa dhe gishta të këmbëve”, ka rrëfyer Kryeziu në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Nga këto malltretime të përditshme, Kryeziu thotë se mezi nuk ka pritur që të vinte koha të dilte në gjykatë e të ndalej tortura.

“Mezi kemi pritë të dalim në gjykatë, të ndalet tortura. Kemi qenë të përgatitur të marrim edhe dënim me vdekje”, ka vijuar Kryeziu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika