Ish i burgosuri politik, Kadri Kryeziu, ka rrëfyer se si pas lirimit nga burgu është takuar me UDB-ashin, Vesel Krasniqi, në vitet e ’90-ta.
Në emisionin “Debat Plus”, Kryeziu ka treguar se në këtë kohë ishte emëruar në një institucion joqeveritar si kryetar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe se UDB-ashit, Vesel Krasniqit, një natë para se të martonte vajzën e tij i kishte hyrë policia serbe në shtëpi dhe gjithë qeizin ia kishte shkelë me bajonetë.
E këtë rast, Kryeziu thotë se duhej raportuar në këtë qendër ku ishte kryetar vetë ai, pasi ishte për mbledhjen e informacioneve që i dërgonte informatatat nga Prishtina në Bruksel, e që Krasniqit i ka ardhur keq të raportojë, por e ka dërguar dikë të lagjes.
“Kur kam dalë nga burgu në vitet e ’90-ta, baca Adem atëherë më pati emëru në kryetar për mbrojtjen e të drejtat e lirive të njeriut në një institucion joqeveritar, atëherë kemi qenë në Serbi, e kam ushtruar atë detyrë për disa vite, ata që kanë qenë në UDB, i kanë larguar prej pune. I ka ndodhë një rast, Veselit, një natë para se me martu vajzën e vet, i ka hy policia serbe krejt qeizin ia kanë shkelë me bajonetë. Këtij i ka ardhë keq me ardh te une, ne ishim e vetmja qendër që i mblidhnim informacionet, i çojshum në Prishtinë, i çojshin në Bruksel pastaj. E ka çu dikon të lagjes”, ka deklaruar Kryeziu.
Kryeziu rrëfen se kur u takua për këtë rast me Vesel Krasniqin, i njëjti e “mbajke kokën teposhtë”, “i thashë qo kryt, se unë e ti nuk kemi luftu privatisht, unë e ti kemi luftu sistemin, unë e kam luftu sistemin tënd gjakatar, të kam mujt e të kam fitu”.
Ai me ironi thotë se unë “nuk e lidha atë – ia qita një gotë ujë, u zbeh i gjithi”.
Ai ka treguar edhe një rast kur ishte së bashku me gruan e tij në veturë dhe rastisi në Vesel Krasniqin në Ortokoll.
“I thashë gruas a ta shkeli, ma boni qysh…Masanej më pyti kush ke, i tregova që Vesel Krasniqi, më tha pse s’e shkele”?