Leotrim Kryeziu ka shënuar edhe golin e dytë, duke kaluar në epërsi ndaj ekipit të Ferizajt. Kjo epërsi vazhdoi deri në fund të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 2-1.
Ndonëse ekipi nga Ferizaji shënoi një gol në minutën e 83-të, ai nuk ishte i mjaftueshëm që Ferizaj të fitojë ndeshjen apo ta mbarojë atë me barazim.
Golin për Ferizajn e shënoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Donat Hasanaj.
Ferizaj mbetet me tetë pikë, gjersa Prishtina ka 15 të tilla.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.