Kryeziu: Vendimi për targat lidhet me planin franko-gjerman

Juristi Taulant Kryeziu





Juristi Taulant Kryeziu, ka thënë se vendimi për targat lidhet me planin franko-gjerman.

Kështu ka thënë Kyreziu në emisionin ”Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet mbi mos arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel.

“Vendimi për targa është vendim i cili prej pozicionit të Kurtit po e përdor si levë të dalë te plani franko-gjerman i cili në pozicionimin e tij publik ka thënë se ka disa elemente pozitive në anën tjetër Serbia e ka përjashtuar dhe si të tillë këtë çështjen e targave e ka bërë problem në vetvete për ta ndërruar kornizën negociatore. Publikisht Daçiq e ka kundërshtuar”.

“Mbase vendimi për targat po përdoret si i tillë që me dalë te plani franko-gjerman mbi të cilin ka pasur ujdi transatlantike. Serbia po thotë jo vec targat për targa, vec Asociacioni për Asociacion dhe e shohim për planin”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka theksuar se Kosova duhet besimin t’ia falë SHBA-së sepse sipas tij vetëm ata mund të jenë garant i çdo detyrimi apo çdo marrëvehsje që e merr Kosova në këtë proces.

Sipas tij, nëse ka garancë të SHBA-së, çdo pengesë rrugës duhet të largohet dhe të vazhdohet me negociata.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika