Kryeziu: Veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Kushtetueses, ka thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta dhe se, sipas tij, e drejta është në anën tonë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Kushtetueses, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të drejta.

“Veprimet e Qeverisë sonë janë të drejta, e drejta është në anën tonë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka shtuar se sulmi në Banjskë është në favor të Kosovës për dialog dhe, sipas tij, kemi një obligim ndërkombëtar të përcaktuar me ligj dhe se ligji është ndërkombëtar i detyrueshëm se ne jemi të obliguar si shoqëri të formojmë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.

I pyetur se nëse duhet të vazhdojë dialogu kur ka pasur një akt agresioni nga Serbia drejt Kosovës, Kryeziu u përgjigj se dialogun e udhëheq bashkësia evropiane bashkë me ShBA-në dhe se të njëjtin vendosin.

“Dialogun nuk e udhëheqim ne, dialogun e udhëheq bashkësia evropiane bashkë me ShBA-të. Ata do të vendosin por herëdo kur ne do të shkojmë në dialog dhe marrëveshjet ndërkombëtare në parim ato gjithmonë zbatohen, ndoshta mund të vonohen por zbatohen”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika