Kryeziu – Von Cramonit: Mos i mbështesni teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar ndaj akuzave të eurodeputetes, Von Cramon duke thënë se qeveria nuk është përfshirë e as nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar "fushatë të tillë online"

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka mohuar akuzat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila reagoi kundër fushatës në internet ndaj këshilltarit të saj, Gjorgje Bojoviq, duke i thënë që të mos mbështesë teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike.

Kryeziu ka thënë se qeveria nuk është përfshirë e as nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin, duke sponsorizuar “fushatë të tillë online”.

“Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën, komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu në “X”.

Ndryshe, Gjorgje Bojoviq, ditë më parë u ankua se ndaj tij ka nisur një fushatë nga robotët e internetit kryesisht nga Kosova, për deklaratën që pati bërë më 2015 për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Von Cramon doli në mbështetje të tij, duke thënë se “Lajmet e rreme, fushatat dezinformuese, propaganda qeveritare… nuk do ta ndryshojnë pozicionin e dikujt, por thjesht do t’i dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Kjo është e trishtë për vendin”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika