Kryqyteti më i vogël në botë, i rikoperuar nga deti

Viktoria është kryeqyteti më i vogël në botë dhe ka vetëm 30 mijë banorë

Viktoria në Seychelles

Kryeqyteti i vogël i Seychelles, Viktoria ka një kulturë të gjallë dhe magjepsëse dhe është i ndërtuar kryesisht në tokë të rikuperuar nga deti.

Seychelles është një arkipelag me 112 ishuj që konsiderohet si takim sublim i detit dhe tokës. Gjithçka këtu duket se ndodh në një shkallë të madhe duke filluar nga shtylla e lartë vullkanike në ishullin më të madh të Mahe, deri në 1mijë e 800 m që ndan Mahe nga Afrika kontinentale, transmeton “Bbc Travel”.

Viktoria

Kryeqyteti i Seychelles Viktorias ka një popullsi prej 30 mijë banorë që është modeste sipas standardeve të shumicës së vendeve të pushtetit kombëtar. Shtëpitë në Viktoria ngjiten në kodrat përreth derisa terreni bëhet shumë i pjerrët. Nëse duket se ka pak hapësirë përgjatë brezit të ngushtë bregdetar të Mahe për një aeroport ndërkombëtar ka po aq pak hapësirë për një kryeqytet.

Viktoria

George Camille, artisti i njohur nga Seyxhelles ka thënë se “Gjysma e Viktorias është tokë e rikoperuar”. Camille ka lindur në Seychelles dhe ka shtuar se “Deti ishte aty ku është taksi tani”.

Pavarësisht, pozitës së vogël gjeografike, Viktoria bën një punë të mirë për të treguar historinë e Seychelles moderne përmes ndërtesave dhe zhurmës së saj të madhe. Për imazhin popullor të Seychelles të plazheve dhe palmave është një antidot. Viktoria ka rrënjë të thella në parcelën e ngushtë të tokës.

Viktoria

Këtë qytet francezët e themeluan në vitin 1778, atëherë kur Lufta Revolucionare Amerikane kishte filluar. Gjatë asaj kohe, kolonia penale e Australisë ishte ende vetëm një ide dhe pjesa më e madhe e Afrikës mbeti e paprekur nga evropianët. Vendi i ri brenda Viktorias është një vend modest shtëpish prej druri dhe graniti, që përshkruhet si kazermë ushtrie, ky vend u quajt “L’Etablissement du Roi” që do të thotë institucioni i mbretit.

Viktoria

Ishulli i biçikletave në Francë

Të fundit nga rubrika